Ndryshimet dhe eksperimentet me flokë duket se nuk do mungojnë asnjëherë nga Dafina Zeqiri.
Këngëtaren shqiptare tanimë e kemi parë me stile të flokëve të llojllojshme dhe siç shihet ajo nuk do ndalet me kaq.
Kjo ngase, një ndryshim të ri në dukje e ka bërë edhe së fundmi, gjersa vjen me balluke e me flokë pak më të gjata se zakonisht.
Ajo duket e mahnitshme në fotografitë pa grim dhe padyshim se edhe ky stil i ri i shkon mjaft shumë asaj.
Këngëtarja në fjalë vazhdon të jetë mjaft e angazhuar me projekte muzikore e po ashtu me koncerte të ndryshme, e cila është shumë e kërkuar edhe pas mbarimit të sezonit të verës.
Ndërkohë, kënga e fundit e publikuar nga ajo mban titullin “Bye Bye” në bashkëpunim me Taynën, e cila për vetëm një kohë të shkurtër mori miliona të shumta në kanalin YouTube.
Ky projekt gjithashtu është cilësuar hiti i kësaj vere dhe kjo në saje të dy artisteve të suksesshme shqiptare. /Telegrafi/