Telegrafi

Një tjetër ndryshim në dukje nga Dafina Zeqiri, mahnit me stilin e ri të flokëve

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri kohëve të fundit ka qenë mjaft aktive me postime në rrjetet sociale.

Ajo është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale dhe shpesh ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme.

Gjatë ditës së sotme (e hënë), 31-vjeçarja ka sjell një imazh ku ka treguar se ka ndërruar sërish stilin e flokëve.

Me flokët kaçurrele të shkurtra, bukuroshja vjen në formë të mrekullueshme ndonëse eksperimenton tejet shumë me flokët e saj.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri vjen me shumë stil në setin e ri fotografik

“Në zemrën e tina, aty është Dafina”, ka shkruar ajo krahas imazhit, përshkrimi i së cilit duket të jetë i shkëputuar nga ndonjë pjesë e tekstit të këngës së saj të re.

Dafina momentalisht është duke punuar në albumin e ri të titulluar “Dafinë Moj”, i cili pritet të publikohet së shpejti.

Ndërkohë që kënga e fundit e lansuar nga Zeqiri është “A je pendu” në bashkëpunim me producentin Cricket. /Telegrafi/