Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri kohëve të fundit ka qenë mjaft aktive me postime në rrjetet sociale.
Ajo është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale dhe shpesh ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme.
Gjatë ditës së sotme (e hënë), 31-vjeçarja ka sjell një imazh ku ka treguar se ka ndërruar sërish stilin e flokëve.
Me flokët kaçurrele të shkurtra, bukuroshja vjen në formë të mrekullueshme ndonëse eksperimenton tejet shumë me flokët e saj.
“Në zemrën e tina, aty është Dafina”, ka shkruar ajo krahas imazhit, përshkrimi i së cilit duket të jetë i shkëputuar nga ndonjë pjesë e tekstit të këngës së saj të re.
Dafina momentalisht është duke punuar në albumin e ri të titulluar “Dafinë Moj”, i cili pritet të publikohet së shpejti.
Ndërkohë që kënga e fundit e lansuar nga Zeqiri është “A je pendu” në bashkëpunim me producentin Cricket. /Telegrafi/