Site icon Telegrafi

Një tjetër meç i madh në horizont, Anthony Joshua do të përballet me ish-yllin e UFC-së, Francis Ngannou

Anthony Joshua do të përballet me ish-yllin e UFC-së, Francis Ngannou në një meç prej 10 raundesh në Arabinë Saudite.

Thuhet marrëveshja ka përfunduar dhe dyshja do të përplasen në atë që do të jetë vetëm meçi i dytë profesional i Ngannou.

Ngannou boksoi me Tyson Fury vitin e kaluar, duke e rrëzuar madje kampionin e WBC, përpara se të humbiste nga një vendim me pikë.

Dyshja me shumë gjasë do të jenë në ring me 9 mars në Arabinë Saudite, datë që ka mbetur të konfirmohet.

Joshua ishte planifikuar të përballej me Deontay Wilder pas fitores së tij ndaj Otto Wallin më 23 dhjetor.

Megjithatë, ajo përplasje nuk do bëhet pasi amerikani humbi ndaj Joseph Parker. /Telegrafi/

Exit mobile version