Futbollistët e Real Madridit kaluan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas një drame të vërtetë në derbin e qytetit, ku vetëm pas ekzekutimit të penalltive kaluan tutje.
Gjuajtja e penalltive u vendos pasi goli i Julian Alvarez u anulua për shkak të kontaktit të dyfishtë me topin gjatë gjuajtjes, gjë që u pa vetëm nga gjyqtarët në dhomën e VAR-it dhe Carlo Ancelotti ndau një histori interesante me publikun pas ndeshjes.
Ancelotti zbuloi se penalltia përfundimtare, vendimtare për Realin duhet të ishte kryer nga një lojtar tjetër, jo nga Antonio Rudiger.
😅⚪️ Ancelotti reveals: “On the final penalty we had a doubt, who should have taken the penalty between Rüdiger or Endrick”.
“We wanted Endrick… But then I saw his face and I decided Rüdiger was the better option (laughs)”. pic.twitter.com/pSNa5p9A9s
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 13, 2025
Bëhet fjalë për të riun brazilian Endrick, i cili hyri në lojë vetëm në minutën e 115-të dhe dukej qartë se plani i Ancelottit ishte që ai të merrte përgjegjësinë për goditjet e penalltive, por plani dështoi.
“Kisha një dilemë se kush do ta bënte penalltinë e pestë për ne. Duhej të ishte Endrick dhe ne e pyetëm nëse mund ta bënte penalltinë e pestë, por kur pashë fytyrën e tij mendova – Rudiger”, tha Ancelotti, i cili pa qartë frikë në sytë e brazilianit të ri.
Ndryshimi i interpretuesit ishte padyshim vendimi i duhur, pasi Rudiger shënoi dhe i solli fitoren Realit.
“Ne e vendosëm Mbappen të ekzekutonte penalltinë e parë sepse ai është gjuajtësi më i mirë, dhe Rudiger të ekzekutonte penalltinë e fundit sepse ai gjithashtu ekzekutoi penalltinë kundër Manchester Cityt”, shpjegoi më tej Ancelotti.
🔥¡MUY BUENOS DÍAS, MADRIDISTAS! pic.twitter.com/4kO2YuLxxU
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) March 13, 2025
Trajneri italian ka komentuar edhe një detaj për të cilin do të flitet gjatë – golin e anuluar të Alvarezit në penallti.
“Kur kuptuam se ai e preku topin dy herë, ne reaguam, por ata e kishin vënë re tashmë nga dhoma e VAR-it, gjë që unë nuk e kuptova në fillim. Pashë që ai e preku topin dy herë”, pohon Ancelotti.
Real Madridi do të luajë kundër Arsenalit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/