Një tjetër legjendë e futbollit pritet t’i bashkohet Cristiano Ronaldos tek Al Nassr. Bëhet fjalë për ish-futollistin e famshëm, Alessandro Del Piero, i cili mund të marrë postin e drejtorit sportiv te klubi arab.
Ish-sulmuesi legjendar i Juventusit, i cili shijoi lavdinë e Kupës së Botës me Italinë në vitin 2006, thuhet se ka fluturuar në Riad për bisedime, me 48-vjeçarin gati për të marrë një sfidë të re.
Kishte pasur shumë spekulime në lidhje me një rikthim të Del Pieros tek Juventusi, pasi ata kërkojnë të gjejnë pozicione në bord për ish-lojtarët favoritë të tifozëve, por “Calciomercato” raporton se ikona e Bianconerëve është përgatitur të dëgjojë propozimin e Al-Nassr.
Del Piero ka qëndruar larg futbollit që kur doli në pension në vitin 2015. Ai ka punuar si ekspert dhe komentator që atëherë, por është larguar nga jeta e përditshme prapa skenave te ndonjë klubi. Kjo situatë mund të ndryshojë tani, me Arabinë Saudite si destinacioni i mundshëm.
Al-Nassr ka përpiluar një plan ambicioz gjatë muajve të fundit, me pesë herë fituesin e Topit të Artë, Ronaldo, të cilit i janë bashkuar lojtarë si Alex Telles, Marcelo Brozovic, Seko Fofana dhe Sadio Mane.
Del Piero mund të jetë i radhës i cili është gati t’i bashkohet kauzës, me italianin që po punon gjithashtu për të marrë licencën UEFA Pro./Telegrafi/