Dorina Tiko ka lancuar projektin e saj më të ri të titulluar “Kiss”.
Ish-anëtarja e grupit të njohur “Spirit Voice” me këtë projekt po synon tregun më të madh të muzikës në botë, transmeton Telegrafi.
Këngëtarja për mediat shqiptare ka folur rreth këtij projekti, me të cilin po bëhet gati për MTV Awards.
Sipas saj projektet në bashkëpunim me emra të njohur amerikan tashmë po marrin jetë.
Kujtojmë se në vitin 2013 ajo iu rikthyer skenës shqiptare duke u prezantuar në “Këngën Magjike”. /Telegrafi/