Telegrafi

Një tjetër ish-partner i Sara Gjordenit futet në Big Brother?

Ditën e djeshme (e martë) në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, hynë tre banorë të rinj.

Sara Karaj, Julia Ilirjani dhe Silvi Topalli janë yjet që iu bashkuan shtëpisë, pas daljes së Arta Kabashit dhe Albi Nakos.

Atyre paraprakisht iu parashtruan disa pyetje për arsyet që do të futen në BBVA.

Foto: Screenshot/YouTube

Mes pyetjeve, nuk munguan edhe disa thumbuese, teksa u zbuluan edhe disa gjëra të reja.

Lexo po ashtu Tre banorë të rinj futen brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania

“Cilat nga vajzat brenda shtëpisë së Big Brother njeh nga jashtë?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

Foto: Screenshot/YouTube

“Erjola Doçin, Roza Latin dhe Sarën”, u përgjigj ai.

Pyetja tjetër që pasoi ishte: “Ke flirtuar me ndonjërën prej tyre?”.

Foto: Screenshot/YouTube

Silvi nuk hezitoi të përgjigjej duke thënë emrin e Sara Gjordenit, gjersa vazhdoi: “Do të dalin fotot”. /Telegrafi/