Modelja dhe aktorja shqiptare, Arta Elezaj, është kthyer në një nga personazhet më të përfolur në faqet rozë.
Kjo në bazë të jetës luksoze e po ashtu edhe postimeve që ndan shpesh me fansat në rrjete sociale.
Së fundmi, ish-aktorja e “O sa mirë” ka publikuar një fotografi atraktive të realizuar në Dubai.
Me linjat trupore dhe një sfond të mrekullueshëm, bukuroshja nga Klina duket në top formë.
“Thuaj Mashallah”, ka qenë përshkrimi i imazhit.
Komplimentet krahas fotografisë nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit që mban në Instagram.
Ndërsa, imazhi deri më tani ka grumbulluar mbi 16 mijë pëlqime.
Arta momentalisht është tërhequr nga fusha e aktrimit dhe është fokusuar më shumë në modeling. /Telegrafi/