Këngëtarja e popullarizuar e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor që pritet ta publikojë këto ditë.
Ajo ka bërë të ditur se po rikthehet me këngë të re më 13 shkurt dhe ka treguar se mban titullin “Merri krejt”.
E njëjta për fansat ka publikuar edhe një tjetër fotografi nga xhirimet e klipit, në të cilin vjen në formë të mahnitshme.
Në imazhin që ka sjellë gjatë ditës së sotme (e martë) ajo shfaqet e veshur kuq e zi, me një pamje tejet ndryshe megjithëse po pëlqehet ndryshimi i saj.
“Dashuria nuk mjafton”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos, ku ka etiketuar edhe bashkëpuntorët e saj që kontribuuan në këtë projekt.
Kjo dukje u komplimentua edhe nga miqtë, kolegët e më së shumti nga ndjekësit që duket se mezi po presin.
Ndërkaq, artistja Zeqiri aktualisht është duke e shijuar suksesin e “Vuj Vuj Vuj”, të cilin e solli në dhjetor dhe tanimë ka kaluar shifrën e dhjetë milionë shikimeve. /Telegrafi/