Site icon Telegrafi

Një tjetër fitore për motrat Kardashian

Kim, Kourtney dhe Khloe kanë shënuar një tjetër fitore në betejën ligjore mbi linjën e tyre të braktisur të bukurisë, pasi gjyqtari refuzoi të heqë një urdhër kundër një kompanie kozmetike që shiste produktet e tyre pa leje.

Dokumentet janë publikuar ekskluzivisht nga DailyMail dhe tregojnë se ish partneri në biznes i motrave, Haven Beauty, vazhdoi betejën në apel për të siguruar prova të konsiderueshme që tregonin se biznesi i tij “dëmtohej në mënyrë të pariparueshme” nga vendimi i gjykatës.

Kompania kozmetike ka një lidhje të gjatë me vajzat por partneriteti u venit pas një sërë akuzash e kundërakuzash nga të dyja palët.

Vitin e kaluar Haven kishte paditur motrat për 10 milionë dollarë duke kërkuar një urdhër kundër tyre që të mbyllnin linjën e tyre të produkteve.

Ata pretendonin se kishin një marrëveshje me Kardashian për të promovuar linjën e tyre të re të produkteve, por pohojnë se kur u publikua, motrat deklaruan se nuk kishin lidhje me ta.

Treshja i ktheu reston, duke e akuzuar Haven Beauty se dështoi ti paguante atyre fitimet e produkteve dhe shkelën marrëveshjen.

Exit mobile version