Telegrafi

Një tjetër ditë e rëndë për Italinë: Në 24 orë, 793 të vdekur nga coronavirusi – 5 mijë të infektuar

Italia vazhdon të goditet rëndë nga coronavirusi.

Sot ishte një tjetër ditë e rëndë për Italinë, sepse sot ishte dita kur ky shtet pa numrin më të madh të të vdekurve nga virusi COVID-19, transmeton Telegrafi.

Sot kishte 793 vdekje të reja, duke bërë që numri total i të vdekurve në këtë shtet të rritet në 4,825.

Vetëm në Lombardi pati 546 vdekje në 24 orë.

Po ashtu ekziston mospërputhja e numrave midis infeksioneve të reja të komunikuara nga mbrojtja civile me ato të njoftuara nga komisari i mirëqenies së Lombardisë, Giulio Gallera, i cili flet për 3251 raste të reja, kundër 1.950 të numëruara nga Borrelli.

Ndërsa të dhënat për vdekjet e reja në rajonet e ndryshme janë këtu. /Telegrafi/