Telegrafi

Një tjetër dasmë VIP në horizont, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë (Foto)

Këngëtarja e njohur Miriam Cani këtë mëngjes ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel.

Mes shumë të rejave në karrierën e saj, Miriami ka rrëfyer edhe për ndjenjën e rikthimit në karrigen e “The Voice”, kjo pasi këtë vit ajo do të jetë pjesë e “The Voice Kids”.

Miriam Cani do të rikthehet sërish në spektaklin “The Voice”, duke u ulur në karrigen e “The Voice Kids”. Burimi i fotos: Instagram

Ndërkohë, në vazhdimin e bisedës, Cani nuk hezitoi të flasë edhe për jetën private.

Lexo po ashtu E freskët dhe pak më sensuale, Miriam Cani vjen ndryshe në imazhet e fundit (Foto)

Miriami potencoi, se ajo dhe Albani së shpejti kanë në plan të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë, dhe se kjo gjë pritet të ndodh shumë shpejt, por ende nuk ka një datë të saktë.

Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani planifikojnë që së shpejti të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë

Angazhimet e shumta në karrierë dhe ardhja në jetë e vogëlushes Ameli, i ka lënë pak prapa në këtë aspekt, por që nuk do të lënë pa bërë dasmë.

Ata kanë shumë vite në skenë së bashku, dhe janë pa diskutim një prej çifteve më të pëlqyer nga publiku shqiptar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Përveç duetit në jetë, ata bëjnë duet edhe në skenë, ngase numërojnë shumë bashkëpunim me njëri-tjetrin. /Telegrafi/