Site icon Telegrafi

Një tjetër befasi për fansat e Bebe Rexhës, të premten lansohet kënga e saj e re

(Foto: Instagram/beberexha)

Nuk kanë të ndalur befasitë e Bebe Rexhës për fansat e shumtë të muzikës së saj .

Ylli botëror i muzikës gjatë të mërkurës e publikoi kopertinën e albumit të saj të ri dhe tregoi datën e publikimit.

I titulluar “Better Mistakes”, albumi i dytë i Bebes (që pason realizimin e saj nga viti 2018, “Expectations”) do të lansohet nga Warner Records më 7 maj 2021.

Porse befasitë e 31-vjeçares nuk mbarojnë këtu. Ajo ka njoftuar se të premten do ta lansojë këngën e re, “Sabotage”, që është pjesë e albumit të ri.

Lexo po ashtu Bebe Rexha publikon kopertinën dhe konfirmon datën e lansimit të albumit të ri

“Edhe një tjetër befasi, meqë siç duket nuk mund të prisni më shumë për këtë… ‘Sabotage’ lansohet të premten!”, ka shkruar këngëtarja. /Telegrafi/

Exit mobile version