Telegrafi

Një tjetër bashkëpunim mes Cricket dhe Dafinës vjen së shpejti

“Pa ty” e realizuar nga Cricket nën interpretimin e Dafina Zeqirit dhe Mumës është shndërruar në një nga hitet e kësaj kohe.

Projekti, i lansuar në fillim të këtij muaji, u prit shumë mirë nga publiku dhe deri më tani ka kaluar shifrën e tetë milionë klikimeve në YouTube.

Derisa po shijojnë sukseset e këtij projekti, këngëtarja e njohur në një postim të radhës të ndarë në InstaStory tregon se do ketë një tjetër bashkëpunim me producentin Donat Prelvukaj (emri i vërtetë i Cricket).

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

“Nuk po e mbaj më sekret. Shpejt vjen një tjetër. Bashkë për albumin ‘Dafinë Moj’”, ka shkruar Zeqiri.

Lexo po ashtu Cricket, Muma dhe Dafina Zeqiri sjellin 'remix'-in e këngës "Pa ty"

Me këtë lë të nënkuptohet se dy artistët janë në përgatitje të duetit të radhës që është pjesë e albumit të ri të Dafinës.

Nuk ka dyshim se edhe ky projekt i tyre do të korrë suksese të mëdha, siç rëndom ndodh me duetet që bëjnë.

Krahas kësaj, “A je pendu” dhe “Një herë në jetë” janë po ashtu dy hitet e vitit 2020 të realizuara nga Cricket dhe Dafina. /Telegrafi/