“Pa ty” e realizuar nga Cricket nën interpretimin e Dafina Zeqirit dhe Mumës është shndërruar në një nga hitet e kësaj kohe.
Projekti, i lansuar në fillim të këtij muaji, u prit shumë mirë nga publiku dhe deri më tani ka kaluar shifrën e tetë milionë klikimeve në YouTube.
Derisa po shijojnë sukseset e këtij projekti, këngëtarja e njohur në një postim të radhës të ndarë në InstaStory tregon se do ketë një tjetër bashkëpunim me producentin Donat Prelvukaj (emri i vërtetë i Cricket).
“Nuk po e mbaj më sekret. Shpejt vjen një tjetër. Bashkë për albumin ‘Dafinë Moj’”, ka shkruar Zeqiri.
Me këtë lë të nënkuptohet se dy artistët janë në përgatitje të duetit të radhës që është pjesë e albumit të ri të Dafinës.
Nuk ka dyshim se edhe ky projekt i tyre do të korrë suksese të mëdha, siç rëndom ndodh me duetet që bëjnë.
Krahas kësaj, “A je pendu” dhe “Një herë në jetë” janë po ashtu dy hitet e vitit 2020 të realizuara nga Cricket dhe Dafina. /Telegrafi/