Ermiona Lekbello nuk është banorja e vetme e përjashtuar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania gjatë ditës së mërkurë.
Ish-Missi dhe këngëtarja me origjinë nga Durrësi e përfundoi garën para kohe pasojë e – siç është thënë – shkeljes së rregullave.
Në spektaklin e të martës mbrëma, produksioni ua dha vërejtjen e fundit banorëve që në gabimin më të vogël me ofendim, fyerje, bullizim apo ushtrim dhune ndaj njëri-tjetrit, ata do të skualifikoheshin.
Ndërsa më vonë gjatë ditës së sotme, brenda shtëpisë ka arritur një tjetër ‘zarf i zi’ që e ka nxjerrë një tjetër banore.
Ka qenë aktorja Eva Alikaj, të cilës i është thënë të largohet menjëherë nga shtëpia. /Telegrafi/