Site icon Telegrafi

Një tërmet me magnitudë 7.5 goditi Perunë – nuk u raportua për viktima por ka ndërtesa dhe rrugë të dëmtuara

Një tërmet me magnitudë 7.5 goditi veriun e Perusë rreth 40 km (25 milje) nga qyteti Barranca herët të dielën, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar apo dëme nga tërmeti, i cili u ndje deri në kryeqytetin, Lima.

Sidoqoftë, ndonëse nuk u raportua për viktima, më vonë u tha se ndërtesat dhe rrugët kanë pësuar dëmtime.

https://www.youtube.com/watch?v=CHiJthYIh34

Tërmeti goditi në një thellësi prej më shumë se 100 km (60 milje), duke kufizuar nivelin e lëkundjeve.

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare tha në një postim në Twitter se tërmeti ndodhi në një rajon shumë pak të populluar të pyjeve tropikale të Amazonës.

Ndërsa Sistemi i Paralajmërimit të Cunamit në SHBA tha se nuk kishte paralajmërim për cunami pas tërmetit. /Telegrafi/

Exit mobile version