Një tërmet i fortë me magnitudë 7.3 ka goditur pranë kryeqytetit të Vanuatu, Port Vila (një ishull në lindje të Australisë), duke dëmtuar edhe ndërtesa.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti ndodhi në orën 12:47 me orën lokale në një thellësi prej 57.1 km, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).
7.3 earthquake has hit Vanuatu, an island east of Australia.
In this video is the American Embassy. It collapsed with people inside.
The island has suffered massive damage.
Pray for the victims and their families.
— Paul A. Szypula 🇺🇸 (@Bubblebathgirl) December 17, 2024
Ai shkaktoi shkurtimisht një alarm për cunami në pjesë të kombit ishullor të Paqësorit, por zyrtarët thanë që nga ora 14:14 me kohën lokale se kërcënimi kishte kaluar.
Shkalla e dëmeve mbetet e paqartë, por ka raporte të pakonfirmuara për të paktën një vdekje.
7.4 Earthquake damage in Vanuatu.
December 17, 2024 #earthquake #sismo #terremoto pic.twitter.com/8n6z0QEaQe— Disasters Daily (@DisastersAndI) December 17, 2024
Pamjet në mediat sociale tregojnë ndërtesa të shembura, makina të goditura nga panelet e rrëzuara dhe mobilje të shpërndara në dysheme brenda shtëpive.
CCTV footage of 7.4 Earthquake in Port Vila, Vanuatu
December 17, 2024 #earthquake #Vanuatu #terremoto #sismo pic.twitter.com/0MJWyhepga— Disasters Daily (@DisastersAndI) December 17, 2024
Ambasada amerikane në Port Vila është mes ndërtesave të dëmtuara, sipas fotografive të publikuara në internet.
Zyrtarët amerikanë thanë se ndërtesa pësoi “dëmtime të konsiderueshme” dhe do të mbyllet deri në një njoftim të dytë. /Telegrafi/