Site icon Telegrafi

Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë godet Tajvanin

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara konfirmon se një tërmet me magnitudë 6.9 ka goditur Tajvanin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti ndodhi rreth 65 kilometra në jug të qytetit Hualien herët në mëngjesin e së mërkurës, sipas kohës lokale.

Ai vjen vetëm disa ditë pasi Tajvani përjetoi një tërmet me magnitudë 5.1 ballë në pjesën qendrore të vendit.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm material apo për viktima.

Japonia regjistroi gjithashtu një tërmet me magnitudë 7.4 javën e kaluar ku humbën jetën katër persona dhe u lënduan rreth 100 të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version