Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi ishullin kryesor të Filipineve të enjten, thanë autoritetet, duke ndaluar disa operacione hekurudhore në kryeqytetin Manila.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nuk u raportuan viktima apo dëme të mëdha pas tërmetit, i cili goditi në det në një thellësi prej 10 kilometrash (6.21 milje) dhe u ndje në provincat e afërta, tha agjencia e sizmologjisë filipinase.
Operacionet e tre linjave të ngritura hekurudhore në Manila u ndaluan për shkak të tërmetit, tha ministria e transportit.
“Hekurudhat dhe aeroportet patën pezullim në operacione. Deri më tani, nuk ka asnjë raport për efekt të madh të tërmetit dhe ne shpresojmë që të mbetet kështu”, ka thënë për kanalin e lajmeve GMA zëdhënësi i mbrojtjes civile, Ndihmës Sekretari Bernardo Rafaelito Alejandro.
WATCH: Tremors were felt as President Ferdinand Marcos Jr. was interviewed by media at the Edsa Shangri-La. Lights were observed to be shaking above the President but he appeared unfazed and continued the interview. | @JMangaluzINQ pic.twitter.com/X6seDogWtY
— Inquirer (@inquirerdotnet) June 15, 2023
Dritat e tavanit u panë duke u dridhur në një hotel në një nga lagjet e biznesit të Manilës, ku presidenti Ferdinand Marcos Jr po fliste me gazetarët pasi mori pjesë në një forum të tregtisë ndërkombëtare.
LOOK: President Ferdinand Marcos Jr. being informed of the earthquake shortly after his media interview here at The Shangri-la Fort. | @TheManilaTimes pic.twitter.com/oUMlmaP8r2
— Kristina Maralit (@tmt_kmaralit) June 15, 2023
Megjithatë, Peter Oliver Palacio, kryebashkiak i Calatagan, një qytet vetëm 5 km nga epiqendra, i tha radios DZMM se tërmeti ishte marramendës dhe shtoi se departamenti i inxhinierisë së qytetit ishte udhëzuar të kontrollonte për dëme.
Agjencia e sizmologjisë fillimisht regjistroi një tërmet me magnitudë 6.2, por më vonë e “rishikoi” atë në 6.3 duke thënë se pret dëme dhe pasgoditje. /Telegrafi/