Site icon Telegrafi

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të Rihter godet Portugalinë

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter goditi orët e para të mëngjesit të së hënës në disa pjesë të Portugalisë, sipas Institutit Gjeofizik të SHBA-së (USGS) dhe Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, goditjet ishin më të forta në zonat e Sines, Lisbonës dhe Setúbalit, me raportime në mediat sociale për tërmetin që u ndjenë deri në Porto, madje edhe në Spanjë dhe Marok.

Instituti Portugez i Detit dhe Atmosferës (IPMA) që atëherë ka “rishikuar” magnitudën e tërmetit në 5.3 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti u regjistrua në orën 5:11 të mëngjesit me orën lokale, me epiqendër 58 kilometra në perëndim të Sines, në det të hapur dhe në një thellësi prej 21 kilometrash, sipas IPMA.

Sipas autoriteteve, për momentin nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha materiale.

Në një deklaratë të lëshuar të hënën në mëngjes, qeveria portugeze tha se ishte “në koordinim të ngushtë me të gjitha shërbimet përkatëse” pas tërmetit. /Telegrafi/

Exit mobile version