Një tërmet me magnitudë 5.3 goditi rajonin e Oaxaca, Meksikë, të mërkurën, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Ndërkohë autoritetet lokale meksikane thanë se nuk kishte raporte fillestare për dëme.
Tërmeti ishte në një thellësi prej 57 km (35.42 milje), tha EMSC.
Agjencia e mbrojtjes civile të Meksikës tha se ishte në kontakt me autoritetet lokale në Oaxaca për të vlerësuar zonën e prekur, duke shtuar se deri më tani nuk ishin raportuar dëme.
Lëkundjet u ndjenë lehtë në kryeqytetin Mexico City dhe sistemi i alarmit të tërmetit nuk u aktivizua, ka thënë kryebashkiakja Claudia Sheinbaum. /Telegrafi/