Telegrafi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 godet dy ishuj indonezianë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ka goditur dy ishuj indonezianë.

Tërmeti ndodhi në brigjet jugore të provincës Java Lindore, në një thellësi prej 10 kilometrash dhe 305 kilometra në jug-perëndim të Denpasar, Bali.

Tërmeti nuk pritej të shkaktonte një cunami, njoftoi agjencia gjeofizike e vendit të Indonezisë.

Tërmeti ndodhi në orën 13:07 të së martës me orën e Xhakartës me epiqendrën e vendosur 284 km në jug-perëndim të Jember Regency, Java Lindore.

Autoritetet lokale po kontrollojnë për çdo dëm të shkaktuar nga lëkundjet e ndjera fuqishëm dy ishujt.

Tërmeti është i treti që godet Indonezinë në javët e fundit.

Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi rajonin e Java Perëndimore të shtunën, i cili u ndje 280 km në kryeqytetin indonezian të Xhakartës. /Telegrafi/