Site icon Telegrafi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë godet Guatemalën

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë ka goditur Guatemalën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti goditi mëngjesin e së mërkurës 40 km në jugperëndim të Mazatenango, tha Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Ai ishte në një thellësi prej 96 km (60 milje), tha EMSC.

Imazhe të një makine që u shtyp nga rrënojat e një ndërtese të shembur u postua në mediat sociale.

Pamjet thuhet se janë marrë në qytetin Totonicapán të Guatemalës këtë mëngjes. /Telegrafi/

Exit mobile version