Telegrafi

Një tërmet i fuqishëm godet Malatyan e Turqisë – pamje që tregojnë momentin e dridhjeve dhe reagimin e banorëve

Një tërmet me magnitudë 5 ka goditur Turqinë lindore të premten, sipas agjencisë së vendit të katastrofave.

Sipas medieve turke, përcjell Telegrafi, tërmeti ndodhi në thellësinë prej 7 kilometrash (4.3 milje) në rrethin Pütürge të provincës Malatya, tha Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në faqen e tij të internetit.

Po sipas të njëjtit institucion, tërmeti, i cili u ndje në provincat fqinje, ndodhi në orën 9.06 të mbrëmjes, sipas kohës lokale.

Guvernatori i Malatya, Aydın Barush, ka thënë për mediat turke se deri më tani nuk ka raportime për viktima, megjithëse situata ende po monitorohet.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje që tregojnë reagimet e banorëve në momentin e dridhjeve. /Telegrafi/