Site icon Telegrafi

Një tërmet i fuqishëm godet Kilin

Një tërmet me fuqi prej 6.4 të shkallë të Rihterit e goditi sot kryeqytetin e Kilit, Santiagon dhe disa rajone të tjera në Kili.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit ishte 192 kilometra në jug të Santiagos, në një thellësi prej 87 kilometrash, transmeton KosovaPress.

Deri më tani nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale.

Siç raportoi AP, nuk ka frikë për mundësi të një cunami, që do mund të shkaktonte dëme të mëdha.

Exit mobile version