Telegrafi

Një tërmet me fuqi prej 6.8 magnitudë godet Kilin, pjesa veriore e vendit mbetet pa energji elektrike

Një tërmet me fuqi prej 6.8 magnitudë ka goditur sot pjesën veriore të Kilit.

Ky tërmet i fuqishëm dridhi më së shumti rajonin e Antofagastat, duke bërë që disa qyteza të mbesin pa energji elektrike, transmeton Telegrafi.

Një video e filmuar brenda një zyre tregon se si gjithqka brenda saj lëkundej, derisa shtyllat elektrike nëpër rrugë lëviznin majtas-djathtas.

Deri më tani nuk raportohet për dëme të mëdha materiale apo viktima. Në anën tjetër, pas intervenimit të ekipeve kompetente është rikthyer furnizimi me energji elektrike në Antofagastat. /Telegrafi/