Telegrafi

Një telefonatë e pazakontë ndërpreu konferencën e Klopp, gazetarja u turpërua kur dëgjoi se kush po e thërriste

Jurgen Klopp mbeti i habitur kur konferenca e tij për shtyp u ndërpre nga një telefonatë e një gazetareje të thirrur nga dentisti gjatë kohës sa ai po iu përgjigjej pyetjeve.

Trajneri i Liverpoolit po fliste për ndeshjen e ardhshme në udhëtim te Arsenali kur u ndërpre nga një telefonatë.

Ishte një telefoni që një gazetare e ka lënë para gjermanit për të regjistruar deklaratën e tij në konferencën për shtyp.

“Dentisti po thërret, kjo mund të jetë e rëndësishme”, tha Klopp teksa mbante telefonin dhe qeshte duke treguar dhëmbët e tij të bardhë.

 

Gazetarja e zënë ngushtë kërkoi falje me shpejtësi kur dëgjoi se kush po e thërriste: “Më falni, është shumë e rëndësishme”.

Më pas Klopp bëri shaka në stilin e tij: “Dentist! E imagjinoj këtë”, tha trajneri i Reds përpara se të vazhdonte fjalimin e tij për mediat.

Arsenali dhe Liverpooli do të luajnë ndeshjen e tyre të dielën me fillim nga ora 17:30 në Emirates. /Telegrafi/