Këngëtarja e njohur Lori ka prezantuar për fansat projektin e saj më të ri muzikor.
“Një takim” titullohet kënga e saj më e re, e cila e rikthen këngëtaren në stilin e saj të vjetër të baladave.
Muzika është punuar nga Armend Regjepagiqi, gjersa tekstin e ka shkruar Aida Baraku.
Orkestrimi i është besuar kompozitorit të njohur maqedonas, Darko Dimitrov.
Kënga është publikuar në YouTube edhe me klip, në të cilin këngëtarja vjen me një interpretim të veçantë.
Ana vizuale i është besuar produksionit MAX Production.
Vet këngëtarja ka treguar në disa intervista se do të jetë shumë aktive gjatë muajve në vazhdim me projekte të reja në muzikë. /Telegrafi/