Telegrafi

“Me një sy kah Irani”: Izraeli thotë se bashkë me SHBA-në po zhvillon “mburojën e re të raketave balistike”

Izraeli tha të enjten se po zhvillon një mburojë të re raketave balistike, Arrow-4, me Shtetet e Bashkuara, një aset tjetër në një sistem mbrojtës të ndërtuar “me një sy kah Irani”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “përgjuesit” e Izraelit Arrow-2 dhe Arrow-3 janë tashmë operativë si pjesë e një sistemi për të shkatërruar raketat hyrëse në atmosferë dhe në hapësirë.

“Zhvillimi i Arrow-4 së bashku me partnerët tanë amerikanë do të rezultojë në një hap teknologjik dhe operativ përpara, duke na përgatitur për fushën e betejës në të ardhmen dhe për kërcënimet evoluuese në Lindjen e Mesme dhe më gjerë”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz në një deklaratë.

Udhëheqësit izraelitë e kanë përshkruar programin e raketave balistike të Iranit si një kërcënim për Izraelin dhe botën.

Por Irani thotë se zhvillimi i tij raketor është mbrojtës dhe synon të ndalojë sulmin. /Telegrafi/