Telegrafi

Një sulmues pak i njohur ka shënuar më shumë gola se Mbappe, Kane dhe Haaland në 2024

Keni dëgjuar për Viktor Gyokeres? Sulmuesi suedez po shënon gola për argëtim në futbollin evropian këtë vit.

Statistikat tregojnë se sulmuesi ka shënuar më shumë gola në 2024 se sulmuesit e tjerë të shumëpërfolur si Erling Haaland, Kylian Mbappe, Harry Kane, Cristiano Ronaldo e të tjerë.

Me 36 gola në vitin 2024, Gyokeres kryeson listën e golashënuesve të vitit 2024.

Gyokeres luan për Sportingun dhe kombëtaren suedeze. Ai tashmë ka kontribuar me 15 gola këtë sezon.

Tashmë lojtari është shumë i kërkuar në mesin e top klubeve evropiane, por që çmimi i tij ka kaluar të gjitha parashikimet.

Sipas asaj që raporton AS, Sportingu i Lisbonës kërkon më shumë se 100 milionë euro për të lejuar largimin e lojtarit. /Telegrafi/