Një sulm me dronë në rajonin Kursk të Rusisë gjatë natës më 28 korrik shkaktoi shpërthime dhe rezultoi në disa zjarre, duke përfshirë një në një depo nafte.
Guvernatori i rajonit të Kurskut, Alexei Smirnov tha se forcat e mbrojtjes ajrore të rajonit janë “në gatishmëri” për shkak të kërcënimit të sulmeve me dron dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë “vigjilentë”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje të tjera.
Anoche: un depósito de petróleo estalló en llamas en la region de Kursk posterior a un ataque de vehículos aéreos no tripulados Ucranianos🇺🇦, escribe el medio ruso🇷🇺 ‘Mash’. Según Mash, el ataque alcanzó una instalación en la aldea de #Polevaya. Alrededor de la 1:50 https://t.co/M9JLzjojM6 pic.twitter.com/bqdbgBo5CO
— THE SNIPER (@thesniperx15) July 28, 2024
Gjithashtu, nuk kishte asnjë informacion për viktima apo dëme në kohën e publikimit.
Disa kanale monitoruese Telegram raportuan se sulmi shkaktoi zjarre në rrethet Medvedinsky dhe Kursky të rajonit.
Disa video të shpërndara nga vendasit tregojnë shtëllunga zjarri në rajon.
#Russian Telegram channels report a drone attack on the #Polevaya oil depot in the #Kursk region of #Russia.
The governor of the #Kursk region wrote that three fuel tanks caught fire. pic.twitter.com/TQEUjR885D
— Putin’s IBS (@kardinal691) July 28, 2024
Sidoqoftë, Kyiv Independent shkruan se nuk mundi të verifikonte informacionin.
Rajoni i Kurskut shtrihet në kufi me rajonin Sumy të Ukrainës.
Ashtu si rajonet e tjera ruse në kufi me Ukrainën, ai thuhet se është goditur shumë herë nga dronë ose armë të tjera me rreze të gjatë në muajt e fundit. /Telegrafi/