Nga vitet e 70-ta, abortet selektive të foshnjave të gjinisë femërore në Kinë, Indi dhe dhjetëra vende tjera – kanë çuar në atë që nga 23 deri në 45 milionë gra të “zhduken”.
Studimi i ri parasheh që deri më 2030, këto vende do të humbin edhe 4.7 milionë vajza.
Siç raporton Science Alert, studimi ka përdorur modelin e raportimeve të shumta, ku në 12 vende ka pasur abortime selektive dhe në 17 tjera ka gjasa ta ndjekin këtë rrugë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë viteve të fundit është shënuar një dozë e progresit në veçanti në Kinë e Indi.
Në Kinë dhe Indi ku meshkuj ka mbi 70 milionë më shumë sesa femra, tashmë atje ekziston problemi i vetmisë, por edhe rritja e dhunës është regjistruar – përfshirë tregtinë me femra dhe prostitucion.
Viteve të fundit, disbalanci i gjinive në këto vende filloi të ngadalësohet pasi që autoritetet kanë ofruar përparësi për ata që lindin vajza dhe kanë kufizuar abortet selektive.
Ekspertët që kanë realizuar këtë studim kanë bërë thirrje për veprim të menjëhershëm në vendet si Kina, India, Armenia, Azerbajxhani dhe Vietnami.
Gjithashtu është paralajmëruar që vendet që duan më shumë djemtë sesa vajzat siç është Nigeria, Pakistani, Egjipti, Tanzania dhe Afganistani, mund të shkaktojnë zhduken edhe që 22 milionë grave tjera deri më 2100. /Telegrafi/