Gdhendja e një Ford Bronco në Nju Jork nga bora ishte një sfidë jo e lehtë, madje edhe për një artist me përvojë si Eric Jones.
“Makina prej borës” me madhësi reale qëndron jashtë dhe mund të shihet nga njerëzit që marrin pjesë në shfaqjen e automobilave të kësaj fundjave, përcjell Telegrafi.
Eric thotë: “Deri më tani gdhendja më komplekse që kam krijuar ndonjëherë – doja ta vendosja në një kënd që të duket sikur po ngjitet nga ajo kodër drejt qendrës së kongresit”.
Siç bëhet e ditur, atij iu deshën pesë ditë për të përfunduar një gjë të tillë.
Gdhendja e “skulpturave të përkohshme” është preferenca e artistit.
“Preferoj të gdhend gjëra që janë shumë të përkohshme – si kunguj, ato prej rëre, bore, akulli, … Më pëlqejnë gjërat që shkrihen, lahen dhe kalben. Më intereson më shumë procesi i gdhendjes sesa produkti”. /Telegrafi/