Site icon Telegrafi

Një skuadër angleze rivalizon Chelsean për Koulibalyn

Mbrojtësi senegalez, Kalidou Koulibaly është njëri nga më të kërkuarit në Evropë.

Pasi që tani dihet interesimin i Chelseat për yllin e Napolit, së fundmi në garë për të është futur edhe një skuadër angleze.

Është fjala për Evertonin, skuadër që po tenton të përforcohet dhe të luftojë për Ligën e Kampionëve.

Mediat në Angli kanë raportuar se Everton ka filluar bisedimet me Napolin për mbrojtësin e fuqishëm qendror.

Napoli është shprehur i hapur për shitjen e lojtarit, mirëpo për ta lënë të lirë atë kërkon rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version