Fotografia e njohur Suzana Mushkolaj njihet si një ndër femrat më të bukura shqiptare.
Për mediat rozë, ajo njihet edhe si nëna e këngëtares Argjentina Ramosaj, e cila dy vite më parë i ka dhënë edhe titullin ‘gjyshe’ nënës së saj, duke sjell në jetë fëmijën e saj të parë, Noah.
Suzana është shumë e apasionuar pas fotografisë dhe mbi të gjitha natyrës, shkruan Telegrafi.
Me prejardhje është nga Deçani, ndaj dhe vizitat e shpeshta të saj për atraksion nëpër bjeshkët dhe bukuritë e Dukagjinit, nuk mungojnë.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme, nga vendet ku ka vendosur të zhvillojë shëtitjen.
Së fundmi, Suzana ka publikuar disa fotografi, në të cilat shfaqet duke u freskuar në lumin Erenik.
Bukuria dhe trupi i saj lënë pa fjalë, të cilat përkundër viteve, e sjellin fotografen Mushkolaj si një ndër femrat më seksi dhe në top formë, që ka ditur t’i rezistojë kohës. /Telegrafi/