Kalimi i transmetimit televiziv prej bardh e zi në atë me ngjyra ishte padyshim një moment historik shumë i rëndësishëm në historinë e transmetimit.
Një ndër vendet e para që kaloi në transmetimin me ngjyra ishte SHBA-ja, nga ku kjo u bë e mundur diku në vitin 1958, transmeton Telegrafi.
Evropa besohet të ketë qenë menjëherë pas SHBA-së, por që kjo varionte prej vendeve të kontinentit. Megjithatë, në Evropë vendi i parë që besohet të ketë kaluar tek transmetimi me ngjyra është Gjermania që e realizoi këtë revolucion në vitin 1967.
@timetravelershub Black and white to colour tv? #history #historical #television #colourtv #blackandwhitetocolour #fypシ #viral #trending ♬ Solas X Interstellar – Gabriel Albuquerqüe
Për të vendosur këtë në një perspektivë më të qartë dhe në mënyrë vizuele, një video në TikTok përmblodhi një mori vendesh të cilat kaluan për herë të parë në transmetimin me ngjyra.
Në këtë video përmbledhëse, tashmë virale, u publikuan momentet kur stacionet televizive nëpër botë kaluan nga transmetimi bardh e zi në ato me ngjyra.
Ajo që ishte mjaft interesante është se ata e patën realizuar për audiencën e gjerë në një formë mjaft interesante.
Në momentin kur moderatorët shtypnin butonin, transmetimi televiziv kalonte në atë me ngjyra, duke shënuar kështu momentin kulmor. /Telegrafi/