Një shtyllë elektrike ka marrë flakë në lagjen e Muhaxhirëve në Prishtinë, konkretisht në rrugën ‘Gazmend Zajmi’.
Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërkaq një video që ka siguruar Telegrafi shihet që shtylla elektrike vazhdon të digjet, duke rrezikuar kështu objektin e kolegjit “Pjetër Budi”.
Zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Bajram Krasniqi, ka thënë se pas njoftimit policia ka dalë në vendngjarje po ashtu edhe zjarrfikësit ku edhe e kanë ndalë zjarrin.
Në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ është raportuar se një shtyllë elektronike është përfshirë nga zjarri. Policia ka shkuar në vend ngjarje. Janë njoftuar zjarrfikësit dhe zyrtarë të KEDS-it. Rryma në atë pjesë është ndalur, të lënduar nuk ka”, ka thënë Krasniqi.
Ende nuk dihen shkaqet e shkaktimit të zjarri, ndërkaq ekipa e KEDS-it po merret me rastin./Telegrafi/