Telegrafi

Një shtetase e Shqipërisë sulmon policët në Ferizaj, njëri bëhet për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetase të Shqipërisë në Ferizaj, pasi e njëjta ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor.

Rasti ka ndodhur ditën e diel, ndërsa polici i lënduar ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar e dyshuara shtetase e Shqipërisë pasi e njëjta ka fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor të cilët e kanë ndaluar pasi kishte shkaktuar kundërvajtje në komunikacion. Lidhur me rastin, si pasojë njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia. /Telegrafi/