Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, i dyshuar për veprën penale ‘dhunim’.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 12:00, transmeton Telegrafi.
“Viktima femër, shtetase e Shqipërisë, e mitur gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me të dyshuarin mashkull kosovar në këmbim të mjeteve materiale. I dyshuari është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar./Telegrafi/