Policia e Kosovës njofton se një shtetase e huaj ka raportuar të mërkurën se është ngacmuar seksualisht në Prishtinë.
Në njoftim thuhet se i dyshuari për këtë rast deri tani është i panjohur.
“Prishtinë 20.07.2022 – 05:40. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar deri më tani i panjohur. Njësitë relevante policore i janë përgjigjur rastit”, thuhet në raportin policor.
Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/