Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua, shtetase amerikane ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuar femër kosovare.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 17:00 në rrugën “Tringë Smajli”, në Prishtinë .
Në raportin policor bëhet e ditur se e dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe e njëjta ishte me të meta mentale.
Viktimë është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt. /Telegrafi/