Një vajzë e mitur është ngacmuar seksualisht në Prishtinë ditën e premte.
Policia njofton se viktima është shtetase amerikane, dhe se ajo është tërhequr nga një person i cili ishte me biçikletë duke e tërhequr me forcë dhe duke e prekur në vende intime.
“Rr. Nexhip Dragaj, Prishtinë 09.02.2024-17:10. Viktima femër shtetase amerikane- e mitur, ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë, një person i panjohur me biçikletë duke e tërhequr me forcë e ka prekur në pjesët intime të trupit”.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është në procedurë hetimore./Telegrafi/