Site icon Telegrafi

Një shtetas turk raporton se është grabitur në Prishtinë – ia marrin kartelat, pasaportën e paratë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtetas turk ka raportuar se derisa ishte në rrugë aty ishte ndalë një veturë nga e cila kishin dalë dy persona dhe ia kishin marrë çantën e dorës.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 15:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

“Viktima mashkull shtetas turk, ka raportuar se deri sa ka qenë në rrugë aty ishte ndalë një veturë nga e cila kishin dalë dy persona dhe ia kishin marrë çantën e dorës në të cilën kishte pasur rreth 12-15 kartela, lejen e veturës, pasaportën, letërnjoftimin të gjitha dokumente të shtetit turk dhe rreth 420 euro para të gatshme”, thuhet në raportin policor.

Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version