Telegrafi

Një shtetas nga Bangladeshi lëndohet rëndë derisa ishte duke punuar në Gjilan, dërgohet në QKUK

Foto: Ilustrim

Një rast i lëndimit të rëndë trupor raportohet se ka ndodhur të hënën mbrëma në Gjilan.

Sipas policisë, një shtetas i Bangladeshit është lënduar në dorë derisa ka qenë duke punuar.

“Gjilan  04.03.2024 – 20:23. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Bangladeshit, derisa ka qenë duke punuar në rrethana të panjohura është lënduar në dorë”, thuhet në raportin policor.

Viktima pas trajtimit në Emergjencën e Gjilanit është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe Inspektori i Punës.

Rasti i cili është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, është nën hetime. /Telegrafi/