Një rast i lëndimit të rëndë trupor raportohet se ka ndodhur të hënën mbrëma në Gjilan.
Sipas policisë, një shtetas i Bangladeshit është lënduar në dorë derisa ka qenë duke punuar.
“Gjilan 04.03.2024 – 20:23. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Bangladeshit, derisa ka qenë duke punuar në rrethana të panjohura është lënduar në dorë”, thuhet në raportin policor.
Viktima pas trajtimit në Emergjencën e Gjilanit është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe Inspektori i Punës.
Rasti i cili është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, është nën hetime. /Telegrafi/