Site icon Telegrafi

Një shtetas i Kosovës kapet me marihuanë në aeroportin e Shkupit

Një personit i janë shqiptuar 30 ditë paraburgim, për tentimin e kontrabandimit të tre kilogramve marihuanë, përmes aeroportit të Shkupit.

Gjatë kontrollës doganore u zbuluar rasti në fjalë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndaj personit me shtetësi të dyfishtë, të Francës dhe Kosovës, është urdhëruar hetim për dyshime të kryerjes së veprës penale të “prodhimit të paautorizuar dhe lëshimit në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Marihuana ishte fshehur në një valixhe të zezë, e raportuar nga i dyshuari si bagazh i tij personal./Telegrafi/

Exit mobile version