Telegrafi

Një shtetas i Kosovës ekstradohet në Maqedoni

Ministria e punëve të brendshme (MPB) e Maqedonisë sot ka përfundua procedurën e ekstradimit të një personi nga Kosova në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për personin me iniciale F. N nga Vitia e Kosovës, i cili pak pas mesnate i është dorëzuar policisë së Maqedonisë në aeroportin ”Aleksandri i madh” në Shkup.

I ekstraduari është dërguar në Institucionin ndëshkues-korrektues – burgu i Shkupit./Telegrafi/