Telegrafi

Një shtetas i huaj sulmohet fizikisht në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një incident i dhunshëm ka ndodhur të hënën në Prishtinë, ku një shtetas i huaj është sulmuar fizikisht nga një person tjetër.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur pas orës 23:00 dhe viktima ka qenë i detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të QKUK-së.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, bëri të ditur se hetimet janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me prokurorinë për të sqaruar detajet e plota rreth rastit dhe për të zbuluar motivin për këtë akt.

“Rasti aktualisht është duke u trattuar si “Lëndim i rëndë trupor”, por ende nuk janë bërë të njohura detajet specifike ose shkaqet që çuan në këtë akt të dhunshëm”.

Autoritetet do të vazhdojnë të punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të marrë hapat e duhur ligjorë.